Aktualitet

SPAK nis hetimet dhe për dy ‘peshq të mëdhenj’, prokuroria e Lezhës dorëzon dosjen për ish-kryebashkiakët Tushaj e Fr

1 Shkurt 2020, 15:00 Nga DOSJA
SPAK nis hetimet dhe për dy ‘peshq të mëdhenj’,

TIRANË- Pas Zamira Ramit, dy ish-kryebashkiakë të tjerë kanë përfunduar në SPAK. Abcnews.al mëson se Viktor Tushaj dhe Fran Frrokaj do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Dosja e tyre gjendet prej disa kohësh në SPAK, ndërsa burime nga ky institucion bëjnë me dije për abcnews.al se kemi të bëjmë me një transferim të dosjes për shkak të detyrës së lartë që kanë mbajtur Tushaj dhe Frrokaj. Me ngritjen e SPAK, të gjithë drejtuesit apo ish-drejtuesit e lartë do të hetohen nga Prokuroria e Posaçme për shkak të detyrës së tyre.

AKUZAT

Tushaj hetohet për dhënien e një leje ndërtimi të dhënë në një zonë të mbrojtur pikërisht pranë vendit ku ndodhet varri i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Ndërkohë, Frrokaj akuzohet për dosjen e famshme të tjetërsimit të pronave në zonën e Kunes dhe “Ranës së Hedhun”.

(Marrë nga Abc News)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fran frrokaj ish-kryebashkiakët e lezhes ne spak viktor tushaj fran frrokaj ish-kryebashkiakët e lezhes ne spak viktor tushaj

Sondazh

Poll