Aktualitet

“Janë të pamotivuar”, ish-kreu i Policisë tregon problemet: I kanë duart të lidhura nga politika

1 Shkurt 2020, 17:11 Nga DOSJA
“Janë të pamotivuar”, ish-kreu i Policisë tregon

TIRANË- Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në Shqipëri dhe rolin e policisë. I ftuar sot në emisionin, “Kjo javë” në News 24, Prençi është shprehur se policia ka shumë probleme dhe i janë lidhur duart nga politika.

Më tej ai shtoi se Policia duhet t’i kushtojë rëndësi hetimeve proaktive si dhe dhënies apo marrjes së informacioneve kur ngjarjet kriminale janë duke u gatuar, dhe jo pasi ndodhin.

Nuk është faji i policisë, por i vullnetit politik. Nëse e lë Policinë në punën e vet besoj se është mjaft e suksesshme. I ka duart e lidhura. Gjithë këto shembuj, gjithë tulatja e policëve për të marrë info. për kriminelët dhe krimet që i shohim vetëm kur ndodhin. Po ti bëjë këto Policia nuk do të ndodhin. Duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe hetimeve proaktive dhe dhënien apo marrjen e informacioneve. Shoh punonjës policie që janë të pamotivuar për të marrë info. për gatitjen e një krimi. Kanë frikë dhe ta japin informacionin”, thotë Prençi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ahmet prençi kriminaliteti ne vend rritet krimi ne shqiperi ahmet prençi kriminaliteti ne vend rritet krimi ne shqiperi

Sondazh

Poll