Aktualitet

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, zbulohen EMRAT e rrëmbyesve të tjerë, pjesë e grupit të Dukagjinit

1 Shkurt 2020, 15:17 Nga DOSJA
Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, zbulohen EMRAT e rrëmbyesve

TIRANË- Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur trupin e Jan apo Jak Prengës, i rrëmbyer në 19 janar në Kamëz , policia vazhdon të zbulojë fakte të reja sa i përket zbardhjes së kësaj ngjarjeje kriminale. Personat që e rrëmbyen sipas burimeve të sigurta të Top Channel janë identifikuar dhe sipas provave të deritanishme ka dyshime se këta persona janë:

Sipas burimeve te sigurta këta katër shtetas e kanë ruajtur për dy ditë me radhë shënjestrën e tyre Jak Prenga që është vëllai i një korrieri droge në Britaninë e Madhe dhe këto dyshime i konfirmojnë disa kamera sigurie që tregojnë automjetin e vjedhur shtetases Kaje Tufa, të vjedhur ditën e tërmetit në 26 nëntor 2019, ky automjet Range Rover ka udhëtuar nga Kamza drejt Shijakut, në fshatin Pjesëz ku gjendet resorti Golden dhe ku viktima është zbritur në bodrum e mandej ka vazhduar me tej plani kriminal.

Këto janë gjurmët e fundit te automjetit Range Rover i cili u asgjësua këtu menjëherë sapo pengu u dorëzua në resortin Golden të kthyer në vend krimi. Për pesë persona gjykata ka vendosur arrest me burg, ndërkohë  që tetë të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim, mes tyre edhe shtetasi Gentjan Docaj i moshës 38 vjeç me identitetin e ndryshuar Gentian Funiqi.

Sipas burimeve të sigurta të Top Channel  ai kërkohet edhe nga Italia për çështje  të trafikut të drogës . Ndërkohë që nuk ka ende një shpjegim, se përse policia nuk ja kishte dale mbanë të zbulonte adresën e tij në qytetin e Shkodrës. Është gjithashtu i kërkuar edhe Dritan apo Gramoz Rexhepaj , një i dënuar në Ekuador si i akuzuar për vrasjen e dy policëve. Por pavarësisht këtij hetimi që ngjan në zhvillim e sipër , sfida është gjetja  e trupit dhe arrestimi i të kërkuarve që janë mjaft të rëndësishëm sa i takon narkotrafikut.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo majnishta ardian docaj artan docaj grupi i rrembyesve nga dukagjini jan prenga aldo majnishta ardian docaj artan docaj grupi i rrembyesve nga dukagjini jan prenga

Sondazh

Poll