Politike

Kronika në RAI 3/ Bardhi: Të dhënat për këtë vit të fshehta, sipërfaqja e mbjellë me kanabis 1200% më e lartë

31 Janar 2020, 20:49 Nga DOSJA
Kronika në RAI 3/ Bardhi: Të dhënat për këtë vit

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëmi i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar, lidhur me kronikën e publikuar nga televizioni italian thekson Rai3, në të cilin flitej për rritjen e sasisë së kanabisit në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se Rai3 konfirmoi shifrën e dhënë pak ditë më parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjellë gjatë këtij viti. Sipas Bardhit, TV RAI3 e sfidoi Ramën, duke i kujtuar se të dhënat për këtë vit i ka mbajtur të fshehta!

Postimi i plotë i Gazmend Bardhit:

Televizioni RAI 3 rikonfirmon përsëri sot shifrat e publikuara disa ditë me parë për rritjen me 1200% të sasisë së kanabisit të mbjedhë gjatë këtij viti, duke i qëndruar burimeve të veta për vërtetësinë e lajmit. Edhe pse Edi Rama e konsideroi lajmin të pavërtetë, dhe dje mashtroi opinionin publik duke servirur një shkrim si gjoja reagim të autoriteteve italiane, TV RAI3 e sfidoi duke i kujtuar se të dhënat për këtë vit i ka mbajtur të fshehta!Përveç kanabizimit masiv të Shqipërisë, Edi Rama mori sot një tjetër klasifikim rekord nga RAI3. Ai u tregua me gisht si i vetmi Kryeministër në Europë që ka ngritur propagandën zyrtare në mekanizëm manipulimi për të mbuluar të vërtetën.Për mediat ndërkombëtare, kanabizimi i vendit, bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe dhunimi i fjalës së lirë, janë e vetmja arritje e Shqipërisë nën qeverisjen e Edi Ramës.Edi Rama ka deshtuar!

Dy ditë më parë, TG3 publikoi një kronikë ku flitej për rritjen e kanabisit në Shqipëri dhe për tregtimin e drogës. Vetë prokurori Cataldo u shpreh se mafia shqiptare sa vjen e fuqizohet, ndërkohë që vendi është në pritje të çeljes së negoicatave me BE-në. Kjo kronikë solli reagime në Shqipëri. Opozita u shpreh se kjo gjë tregonte se qeveria ka mashtruar në luftën ndaj kanabisit, ndërsa kjo e fundit kërkoi përgënjeshtrim nga autoritetet italiane. Vetëm nja natë më parë, kryeministri Edi Rama publikoi dy faqe, me anë të të cilave tregonte se kishte përgënjeshtruar shifrat e RAI3 dhe kishte fituar betejën ndaj një gënjeshtre të madhe.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend bardhi perplasjet rama-rai 3 rai3 per drogen ne shqiperi gazmend bardhi perplasjet rama-rai 3 rai3 per drogen ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 31 Janar 2020, 18:30

TIRANË– I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” ishte deputeti Lefter Maliqi. Pikërisht deputeti së bashku me opozitën parlamentare k...