Politike

Basha flet sërish për zgjedhje të parakohshme, Balla: PS s’mundet, jemi të zënë me tërmetin. Gjata i PD: E vetmja mëny

1 Shkurt 2020, 08:22 Nga DOSJA
Basha flet sërish për zgjedhje të parakohshme, Balla: PS

TIRANË– Partia Socialiste ka bërë një qartësim rreth deklaratave të liderit të opozitës Lulzim Basha, rreth zgjedhjeve të parakohshme. Nëpërmjet kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sqarohet se zgjedhje jashtë radhe nuk do të ketë.

Sipas Ballës, dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe do të zhvillohet brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Në sqarimin e tij, socialisti nuk ngurron që të ftojë Bashën për çdo kontribut me ide për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për cdo rekomandim tjetër.

”Idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t’i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste. Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës!”

Më tej, Balla tha se ishte ai që i dha përgjigjen demokratit pasi kryeministri i vendit është tejet i fokusuar me rindërtimin pas tërmetit dhe angazhimet si kryetar i OSBE-së.

“‘Sqaroj se e dhashë unë këtë përgjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake. Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri.”

REAGIMI I PLOTË:

QARTËSIM, Lulzim Basha paska “konfirmuar” marrëvëshje për zgjedhje të parakohshme! Mbase kjo i vlen si një fantazi e re për të mbajtur ca muaj të tjerë me oksigjen simotrën dhe sivëllezërit e aleancës jashtëparlamentare dhe e mirekuptojmë. Por zgjedhjet e parakohshme nuk janë temë e dialogut me atë aleancë, dmth as me Lulzim Bashën. Dialogu ka nisur për Reformën Zgjedhore dhe brenda kornizës së qartë të rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Prandaj nga Lulzim Basha dhe aleanca jashtëparlamentare mirëpritet çdo kontribut me ide për depolitizimin e administratës zgjedhore dhe për cdo rekomandim tjetër. Idetë jashtë kësaj kornize kryetari i PD mund t’i diskutojë dhe konfirmojë jashtë Parlamentit me aleancën e tij, por jo me Partinë Socialiste. Ndërkohë i kujtojmë Lulzim Bashës se Kodi Zgjedhor miratohet me 84 vota që Partia Socialiste nuk i ka! Prandaj ai bën mirë të mos i fyejë e ofendojë deputetët që janë në Kuvend me firmën e tij dhe të para-ardhësit të Monika Kryemadhit. Sepse jo për gjë, po nesër do të duhet edhe vota e tyre për të mbështetur dhe konfirmuar rezultatet e dialogut që po zhvillojmë dhe Lulzim Basha bën mirë të mos i provokojë në dëm të reformës! * Sqaroj se e dhashë unë këtë pergjigje, sepse Kryetari Rama është plotësisht i angazhuar me Rindërtimin dhe angazhimet e tjera të mëdha si Kryeministër dhe si Kryetar i OSBE gjatë vitit 2020. Prandaj as nuk merret asnjë minutë dhe as nuk mund të prononcohet për çështjet që lidhen me bashkëpunimet apo ndërveprimet partiake. Kjo vlen për këtë herë dhe për të gjitha herët kur partia do të reagojë politikisht ndaj PD-së ose Lulzim Bashës lidhur me Reformën Zgjedhore, ndërkohë ecuria e dialogut me përfaqësuesit e PD i është besuar unanimisht përfaqësuesit tonë Damian Gjiknuri.

Socialistit i është përgjigjur sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, i cili është shprehur se Reforma Zgjedhore është hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Gjata shton se pas miratimit të Reformës Zgjedhore, hapi i dytë për të zhvilluar zgjedhje të lira është qeveria tranzitore. Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasojë e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja mënyrë për të rikthyer legjitimitetin e institucioneve në vend,”-shkruan ndër të tjera në reagimin e tij Gjata.

REAGIMI I PLOTË:

Prej ditësh eksponentë socialistë, më së shumti ata që duhet të japin llogari për shitblerjen e votës dhe që janë kapur në flagrancë duke bërë pazar me votat e shqiptarëve, flasin lart e poshtë per zgjedhjet.

Tryeza për Reformën Zgjedhore e ka misionin e saj të qartë dhe të përcaktuar në agjende me saktësi.

Reforma elektorale është një hap i rendesishem për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Është hapi i parë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Hapi i dytë është qeveria tranzitore para çdo palë zgjedhjesh dhe padyshim ndëshkimi i atyre që janë kapur duke blerë vota.

Sot është më e qartë se kurrë: Shqiptarët kanë nevojë të dalin nga gjendja ku ndodhet vendi si pasoje e vjedhjes së zgjedhjeve. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme vendore dhe qendrore, janë e vetmja menyre per te rikthyer legjitimitetin e institucioneve ne vend!

Ditën e djeshme në një intervistë për ABCNews, kryedemokrati Lulzim Basha ka përmendur sërish zgjedhjet e parakohshme, duke u shprehur se ato do të prihen nga një qeveri tranzitore për të siguruar një rezultat të vërtetë.

Ne i qendrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë. Është një qendrim që ne nuk tërhieqemi. Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën. 100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore”, tha Basha.

Në fakt e gjithë kauza e opozitës që prej djegies së mandateve thuajse një vit më parë ka qënë largimi i qeverisë Rama, zhvillimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe qeveri tranzitore.  Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk i ka pranuar kushtet e kryedemokratit duke u treguar i vendosur se zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen vetëm në vitin 2021.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike clirim gjata lulzim basha taulant balla zgjedhjet e parakohshme parlamentare clirim gjata lulzim basha taulant balla zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Sondazh

Poll

Politike 31 Janar 2020, 21:45

TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, në një intervistë dhënë për Ilva Now në Euronews Albania, shprehet se zbatimi i reformës ...

Politike 31 Janar 2020, 18:30

TIRANË– I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” ishte deputeti Lefter Maliqi. Pikërisht deputeti së bashku me opozitën parlamentare k...