Politike

Paketa anti- KÇK/ Lleshaj nga Berlini: Policia e Shtetit do të angazhohet në fushatën kundër kriminelëve

31 Janar 2020, 20:18 Nga DOSJA
Paketa anti- KÇK/ Lleshaj nga Berlini: Policia e Shtetit do të

TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas miratimit të anti-KÇK nga qeveria ditën e sotme. Në një deklaratë për mediet, Lleshaj e konsideron fillimin e një periudhe të re të luftës kundër krimit të organizuar pas miratimit të këtij ligji. Sipas Lleshajt, Policia e Shtetit është e përgatitur për të filluar një fushatë të rëndësishme për të targetuar të gjitha rastet e personave, të cilët kanë grumbulluar pasuri në bazë të aktivitetit kriminal.

“Menjëherë mbas miratimit të kësaj pakete, Policia e Shtetit është e përgatitur për të filluar një fushatë të rëndësishme për të targetuar të gjitha rastet e personave, të cilët kanë grumbulluar pasuri në bazë të aktivitetit kriminal dhe për këtë qëllim duke filluar nga ditët në vijim për të mos thënë orët në vijim, Policia e Shtetit do të angazhohet në një operacion të gjerë, ‘Operacioni Forca e Ligjit’, i cili synon pikërisht të vërë para përgjegjësisë cilindo, që përmes veprimtarisë kriminale ka grumbulluar pasuri dhe asete kriminale. Ligji i jep mundësi Policisë të ndërhyjë dhe iu jep detyrimin të gjithë personave që kanë prona dhe pasuri të pa-sqaruara që të provojnë para gjykatave kompetente nëse prona e siguruar prej tyre është burim i financimeve të ligjshme apo në të kundërt i veprimtarive të paligjshme. Në rastin e dytë, pra në rastin e veprimtarive të paligjshme pasuria sekuestrohet, konfiskohet dhe më tej futet në proces administrimi në dobi të publikut”, u shpreh Lleshaj. Këto deklarata Ministri Lleshaj i bëri në fund të konferencës, e cila u mbajt në Berlin, për kontrollin e armëve të vogla e të lehta në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qeveria ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës dhe është miratuar paketa anti-KÇK. Gjonaj në një deklaratë për mediat tha se do ketë ndryshime në ligjin anti-mafia dhe në Kodin Penal. Sot janë marrë dhe vendime për procesin e rindërtimit, ku janë miratuar zonat që do zhvillohen me banesa që kanë sistem anti-sizmik.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji special për grupimin e kçk miratohet paketa anti-kçk sander lleshaj ligji special për grupimin e kçk miratohet paketa anti-kçk sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 31 Janar 2020, 18:30

TIRANË– I ftuar ditën e sotme në studion e emisionit “Top Talk” ishte deputeti Lefter Maliqi. Pikërisht deputeti së bashku me opozitën parlamentare k...