Politike

Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës (EMRI)

Këtë post tashmë e mban Egert Hoxha. Mësohet se ai është nga sektori i energjisë dhe se për më shumë se një vit drejtoi OSHEE Durrës.

25 Gusht 2025, 19:42 Nga N.F
Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës (EMRI)
Foto

DURRËS- Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi Rama pak kohë për parë për "vetëpastrimin" e bashkive. Mësohet se Bashkia e Durrësit ka emëruar nënkryetarin e ri.

Këtë post tashmë e mban Egert Hoxha. Mësohet se ai është nga sektori i energjisë dhe se për më shumë se një vit drejtoi OSHEE Durrës. Hoxha gjithashtu ka qenë drejtor i kontrollit dhe zbatimit të standardeve në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE-së, Tiranë.

Ai tashmë do të zëvëndësojë Renis Mullaj. Mullaj mori drejtimin e Spitalit rajonal Durrës pas fitimit të mandatit të deputetit nga drejtori i mëparshëm, Ani Dyrmishi. Edhe Bashkia e Cërrikut ka nisur lëvizjet e para duke bërë disa emërime. 

egert hoxha bashkia durres

Sondazh

Poll