Politike

Tedi Blushi: Lajmi për humbjen e Artur Zhejit ishte pikëllues, do kujtohet gjithmonë me nderim dhe respekt

Blushi tha se Artur Zheji ishte një nga mendjet e ndritura të kombit, patriot dhe intelektual i angazhuar që sipas tij jo vetëm në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias, por edhe të parimeve të shtetit të së drejtës.

25 Gusht 2025, 12:15 Nga r.ll
Tedi Blushi: Lajmi për humbjen e Artur Zhejit ishte pikëllues, do
tedi blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte i pranishëm sot në homazhet për gazetarin e njohur, Artur Zheji. Blushi tha për gazetarët jashtë ambienteve të Universitetit të Arteve të Bukura, se lajmi për vdekjen e Zhejit ishte pikësllues. 

Në emër të PL-së, të tij dhe të Ilir Metës, ai shprehu ngushëllimet familjes së gazetarit dhe të gjithë komunitetit të gazetarëve e shoqërisë shqiptare. Blushi tha se Artur Zheji ishte një nga mendjet e ndritura të kombit, patriot dhe intelektual i angazhuar që sipas tij jo vetëm në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias, por edhe të parimeve të shtetit të së drejtës.

"Lajmi për humbjen e parakohshme të intelektualit të jashtëzakonshëm, gazetarit dhe analistit Artur Zheji, ishte vërtet pikëllues. Sot, në emër të Partisë së Lirisë, të Presidentit Meta dhe në emrin tonë personal, u shprehëm ngushëllimet më të sinqerta familjes Zheji, të gjithë komunitetit të gazetarëve e shoqërisë shqiptare për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme. Z. Zheji ishte një nga mendjet e ndritura të kombit, patriot dhe intelektual i angazhuar që luftoi aq shumë jo vetëm në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së medias, por edhe të parimeve të shtetit të së drejtës, sepse dua t’ju kujtoj kontributin e tij madhor, si bashkëkryetar i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës. Z. Zheji do të kujtohet gjithmonë me nderim dhe me respekt dhe sot pa dyshim që shoqëria jonë është më e mpakur me humbjen e këtij përfaqësuesit të spikatur të medias dhe mendimit kritik, të këtij gazetari, kontributi dhe vepra e të cilit gjithmonë do të nderohet!", tha Blushi. 

tedi blushi homazhet per artur zhejin

Sondazh

Poll