Politike

Nisin përgatitjet për përbërjen e kabinetit të ri qeveritar? Rama rikthehet në kryeministri pas tre javësh pushime në jug

Kreu i qeverisë është fotografuar duke hyre në ambientet e godinës së kryeministrisë, i veshur sportiv dhe me rroba të zeza. 

25 Gusht 2025, 12:43 Nga r.ll
Nisin përgatitjet për përbërjen e kabinetit të ri
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer paraditen e sotme në zyrën e tij në kryeministri, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi. 

Kreu i qeverisë është fotografuar duke hyre në ambientet e godinës së kryeministrisë, i veshur sportiv dhe me rroba të zeza.  Sipas raportimeve, paraditen e sotme Rama ka zhvilluar një mbledhje me disa ministra dhe deputetë socialistë. 

Pritet që brenda pak ditësh të prezantohet përbërja e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa në ditët e ardhshme Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare.

 

edi rama dhermi kryeministria

Sondazh

Poll