Politike

Rama publikon pamjet: Shembja e objekteve të paligjshme nuk do ndalet deri në zhdukjen e këtij fenomeni! Do të shoqërohet edhe me paketën e re të masave

Rama ka ndarë pamje nga një aksion i IKMT-së i nisur në Kepin e Rodonit, ku shprehet se një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.

25 Gusht 2025, 13:21 Nga r.ll
Rama publikon pamjet: Shembja e objekteve të paligjshme nuk do ndalet deri
foto e postuar nga rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në rrjetet e tij sociale pamjet nga aksionet e IKMT dhe shembjen e ndërtimeve pa leje. Në postimin e fundit, Rama ka ndarë pamje nga një aksion i IKMT-së i nisur në Kepin e Rodonit, ku shprehet se një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.

Kreu i qeverisë thekson se shembja e objekteve pa leje është një proces që nuk do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni. Gjithashtu bën me dije se në ditët në vijim do të shoqërohet me paketën e re të masave që rritur goditjen e ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme.

POSTIMI I PLOTË: 

Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë

*Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme

edi rama shembja e objekteve pa leje

Sondazh

Poll