25 Gusht 2025, 14:13
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh sot në konferencën me mediat se të gjitha agjencitë janë transformuar në institucione elektorale dhe punonjësit e tyre në operatorë elektoralë.
Berisha bëri me dije se brenda pak ditësh do të përfundojnë "Librin e Zi" të zgjedhjeve, të cilin tha se do e depozitojnë në të gjitha kancelaritë dhe institucionet ndërkombëtare të BE-së dhe NATO-s. Në këtë "libër", Berisha tha se janë përfshirë qindra mijëra fakte që tregojnë shkeljet zgjedhore.
"Të gjitha agjencitë janë transformuar në institucione elektorale dhe punonjësit e tyre në operatorë elektoralë. Padyshim që, ne i kemi paraqitur online, jemi në lidhje të vazhdueshme me të gjitha institucionet ndërkombëtare që merren me zgjedhjet. Ne përfundojmë këto ditë Librin e Zi të këtyre zgjedhjeve, të kësaj farse, të cilën ne do e depozitojmë në të gjitha kancelaritë dhe institucionet ndërkombëtare të BE-së dhe NATO-s.
Është dashur një punë shumë, shumë voluminoze. Janë me mijëra e mijëra fakte, dhe ne jemi përpjekur të paraqesim përfaqësuesit këtu, se unë mund të rrija 1-2 muaj duke paraqitur qendra votimi, ku votojnë komisionerët dhe nuk votojnë qytetarët, ku votohet me dy fletë, e me radhë të gjitha këto. Por ne, kemi zgjedhur më përfaqësuese në mënyrë që, të argumentojmë këtë farsë të shëmtuar elektorale.", tha Berisha.
Më tej gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha se do të ketë komision hetimor për krimet zgjedhore. Kjo sepse sipas tij kreu i SPAK, Altin Dumani nuk i heton dot sepse është i marrë peng nga kryeministri Edi Rama.
"Padiskutim që do të ketë komision. Natyrisht, Altin Troplini nuk heton dot, sepse Altin Troplini është i marrë peng nga Edi Rama, për arsye se është personi i vetëm me një rrogë me 4 apartamente, 3 të regjistruara në emrin e tij, dhe të katërtin thotë banoj me qira, kollovar, tek vjehrri. Punonjës tjetër shtetëror me rrogë shteti që të mund të ketë siguruar jo tre, por qoftë edhe më shumë se një apartament, nuk ekziston, përveç atij, i cili për hir të së vërtetës përflitet.
Unë e kam thënë këtu. Kanë qarkulluar të dhëna, lajme, se Altin Hajri është i lirë sot, pothuaj i lirë, në kërkim gjoja, që bënte fushatë elektorale lirshëm. Jan Prengën, i cili u gjet i bërë copa, u akuzua kopshtari, apo kuzhinieri, apo roja. Kurse, i zoti që ishte kryesori, jo. Dha 700 mijë euro thonë dhe dy kostume atij Olsit, Ulusiut i thoshte Olsi për t’ia maskuar emrin.", u shpreh ai.
sali berisha zgjedhjet e 11 majit
Politike
25 Gusht 2025, 14:06
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike nuk do t'i njohë kurrë zgjedhjet e 11 ...
Politike
25 Gusht 2025, 13:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka zhviluar sot një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha t...
Politike
25 Gusht 2025, 13:21
r.ll
foto e postuar nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në rrjetet e tij sociale pamjet nga aksionet e IKMT dhe shembjen e ndërtim...
Politike
25 Gusht 2025, 12:43
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është rikthyer paraditen e sotme në zyrën e tij në kryeministri, pas tre jav...
Politike
25 Gusht 2025, 12:26
r.ll
blendi gonxhe
TIRANË- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ka marrë pjesë në homazhet për nder...
Politike
25 Gusht 2025, 12:15
r.ll
tedi blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ishte i pranishëm sot në homazhet p&e...
Politike
25 Gusht 2025, 12:02
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe publicistin e njoh...
Politike
25 Gusht 2025, 11:47
r.ll
lapaj, xhuveli
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e kreut të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapajt dhe i ka lë...
Politike
25 Gusht 2025, 11:03
r.ll
ilir meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e GJKKO që i refuz...
Politike
25 Gusht 2025, 10:22
r.ll
lapaj, xhuveli
TIRANË- Ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor shqyrton kërkesën e Adriatik Lapajt për mandatin që koalicioni &l...