Politike

Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Lutem që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar! Ishte një zë më vete në analizat e tij

Berisha foli shkurtimisht për mediat dhe tha se Zheji ishte një personalitet i mirënjohur i gazetarisë, i analizës, publicistikës dhe botimeve.

25 Gusht 2025, 12:02 Nga r.ll
Homazhet për Artur Zhejin, Berisha: Lutem që shpirti i tij të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë në homazhet për gazetarin dhe publicistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë.

Berisha foli shkurtimisht për mediat dhe tha se Zheji ishte një personalitet i mirënjohur i gazetarisë, i analizës, publicistikës dhe botimeve. Ai shtoi se gazetari ishte një zë më vete në analizat e tij. Berisha shprehu ngushëllimet familjes dhe miqve të tij dhe shtoi se lutet që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar.

"Erdha të shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe nderimin tim të thellë për Artur Zhejin, një personalitet i mirënjohur i gazetarisë me një eksperiencë të gjatë, i analizës, publicistikës, botimeve. Artur Zheji ishte një zë në vete në analizat e tij, në të cilat edhe po të mos ishe dakord me pikëpamjen, mënyrën civile të servirjes dhe të shtruar të mbrojtjes që ai bënte, do ta respektoje patjetër. Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve, shokëve dhe lutem së bashku me ta që shpirti i tij, shpirti i Artur Zhejit të gjejë paqen e merituar.", u shpreh Berisha. 

sali berisha homazhe per artur zhejin

Sondazh

Poll