24 Gusht 2025, 13:29
Nga r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për ndarjen nga jeta te gazetarit Artur Zheji. Osmani shprehet se vdekja e Zhejit lë pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit.
Ajo e ka cilësuar atë si një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare, ndërsa ka theksuar kontributin e Zhejit në dokumentimin dhe shkruarjen për dhimbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë.
Presidentja ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit medial, duke shtuar se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i përjetshëm.
REAGIMI I PLOTË:
Me dhimbje të thellë pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji. Ai u shua papritur, duke lënë pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit. Artur Zheji do të kujtohet si një zë i guximshëm, një mendimtar i lirë dhe një penë e shquar e gazetarisë shqiptare.
Ai shkroi edhe për dhimbjet dhe shkatërrimet që kishte lënë pas regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit medial. Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit!

Homazhet për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare, do të mbahen ditën e nesërme nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku familja, miqtë dhe kolegët do të nderojnë kujtimin e tij.
Gazetari ishte duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.
vjosa osmani artur zheji
Aktualitet
24 Gusht 2025, 13:00
r.ll
pandeli nakoleci
GREQI- Seanca gjyqësore në gjykatën greke ndaj Pandeli Nakolecit, i cili akuzohet se vrau me thikë bashkëshorten ...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 12:46
r.ll
pamjet e 51-vjeçarit
FIER- Një 51-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi akuzohet se ndezi zjarrin në afërsi...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 12:25
r.ll
bimet
KURBIN- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar “...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 11:18
r.ll
aksident ne fier
FIER- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Një automjet tip Land Rover ka përplasur n...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 11:07
r.ll
pandeli nakoleci
GREQI- Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij para fëmijëve të tyre në Volos ka mbërritur në gjykat&...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:52
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 41-vjeçar shqiptar është ekstraduar ditën e sotm nga Belgjika. Edson Jozëik alias Eds...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:45
r.ll
aksidenti
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Një automjet ka humbur kontrollin në fshatin Kallm i Vog&eum...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:29
r.ll
foto ilustruese
BELGJIKË- Një shqiptar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga Holanda për trafik droge është...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:26
r.ll
protesta
VLORË- Një protestë po zhvillohet paraditen e sotme në Vlorë. Banorët e fshatrave Velçë, Bashaj, Ma...
Aktualitet
24 Gusht 2025, 10:14
r.ll
artur zheji
TIRANË- Homazhet për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare,...