Aktualitet

VIDEO/ Nuk shfaqi pendesë për krimin makabër, Pandeli Nakoleci mbërrin në gjykatën greke me kokën ulur

Në momentin që mbërriti, gazetarët e pyetën "Pse e bëre?" dhe nëse pendohej, por ai qëndroi i heshtur dhe me kokën ulur.

24 Gusht 2025, 11:07 Nga r.ll
VIDEO/ Nuk shfaqi pendesë për krimin makabër, Pandeli Nakoleci
pandeli nakoleci

GREQI- Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij para fëmijëve të tyre në Volos ka mbërritur në gjykatë  në Greqi. Në momentin që mbërriti, gazetarët e pyetën "Pse e bëre?" dhe nëse pendohej, por ai qëndroi i heshtur dhe me kokën ulur.

Pas vrasjes së 36-vjeçares, Marjola Nakoleci, autori u fsheh për më shumë se 24 orë, duke u përpjekur t'i shpëtojë arrestimit. Por ditën e djeshme, ai u gjet i fshehur në barin e një parcele toke, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij, në një parking të vjetër.

Dëshmitarë okularë dhe fqinjë raportuan se gjatë arrestimit ai po i bërtiste policisë se e kishte vrarë gruan e tij sepse ajo po e tradhtonte. "I bëra mirë. Ajo e meritonte këtë. Nuk pendohem për asgjë", dyshohet se ishin fjalët e para të vrasësit 40-vjeçar.

40-vjeçari mbante veshur rroba të ndryshme nga ato që mbante veshur gjatë vrasjes, të cilat dyshohet se i ka gjetur në kazanët e plehrave. Ndërkohë, as telefon celular dhe as thikë nuk iu gjet me vete.

Nesër pritet të kryhet autopsia-autopsia e 36-vjeçares nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Selanikut, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

pandeli nakoleci

Sondazh

Poll