Aktualitet

VIDEO/ Ndezi zjarrin që dogji 600 metra katror me lëndë drusore të hekurudhës, arrestohet 51-vjeçari në Fier

Ai dyshohet se e kishte ndezur zjarrin për të pastruar një sipërfaqe me barishte por flakët u përhapën dhe dogjën lëndën drusore. 

24 Gusht 2025, 12:46 Nga r.ll
VIDEO/ Ndezi zjarrin që dogji 600 metra katror me lëndë drusore
pamjet e 51-vjeçarit

FIER- Një 51-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi akuzohet se ndezi zjarrin në afërsi të shinave të trenit dhe si pasojë u dogjën 600 metra katror me lëndë drusore të hekurudhës në Fier. 

Ai dyshohet se e kishte ndezur zjarrin për të pastruar një sipërfaqe me barishte por flakët u përhapën dhe dogjën lëndën drusore. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në lagjen “16 prilli”, dhe si pasojë u dogjën 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore, arrestohet 51-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 51 vjeç, banues në Fier.

51-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.



policia e fierit

Sondazh

Poll