Aktualitet

Po kujdesej për 116 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e banesës, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari në Laç

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

24 Gusht 2025, 12:25 Nga r.ll
Po kujdesej për 116 bimë narkotike të kultivuara në oborrin
bimet

KURBIN- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata".

Shtetasi me inicialet A.B., u arrestua në flagrancë duke u kujdesur për 116 bimë narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç. 

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë operacioni policor vijon në të gjithë territorin e vendit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Kurbin/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e kurbinit

Sondazh

Poll