Aktualitet

U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, homazhet për Artur Zhejin mbahen nesër në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura

Gazetari ishte duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak.

24 Gusht 2025, 10:14 Nga r.ll
U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, homazhet për Artur
artur zheji

TIRANË- Homazhet për gazetarin dhe analistin e njohur, Artur Zhejin, i cili u nda dje nga jeta në moshën 64-vjeçare, do të mbahen ditën e nesërme.

Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, ku familja, miqtë dhe kolegët do të nderojnë kujtimin e tij. 

Gazetari ishte duke drekuar në një restorant në rrugën ‘Butrinti’, bashkë me bashkëshorten dhe djalin, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Sipas njoftimit të Policisë, familjarët kishin telefonuar urgjencën për ndihmë, por pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur të mbijetojë. 

Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. I biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit, Zheji la pas një boshllëk të madh në gazetarinë shqiptare.

artur zheji

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Gusht 2025, 07:29 Rigers Bakiu

Kostot ekonomike të ndryshimeve klimatike

foto ilustruese TIRANË- Shumë përpjekje në kërkimet shkencore janë investuar nga grupe të ndryshme shkencëtarë...