Aktualitet

Automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën shoferi në Fier, dyshohet se pësoi arrest kardiak teksa drejtonte makinën

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

24 Gusht 2025, 10:45 Nga r.ll
Automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën shoferi në
aksidenti

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Një automjet ka humbur kontrollin në fshatin Kallm i Vogël dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi i automjetit, 63-vjeç. 

Dyshohet se ky i fundit ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte makinën dhe për këtë shkak ka ndodhur dhe aksidenti. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

aksident ne fier

Sondazh

Poll