Bota

Nënkryetari i LDK: S’ka marrëveshje me VV-në nëse nuk zgjidhet çështja e kreut të Kuvendit

1 Shkurt 2020, 14:11 Nga DOSJA
Nënkryetari i LDK: S’ka marrëveshje me VV-në nëse nuk

KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Harizi, është shprehur për mediat në Kosovë se po angazhohet që qeveria e re të formohet sa më parë dhe të arrihet një marrëveshje e balancuar.  Po ashtu Harizi ka thënë se i ka kërkaur dhe Albin Kurtit që të mos ketë anëtarë të Listës Sprksa në Qeveri.

Nga ana tjetër ka treguar edhe njëherë qëndrimin e LDK-së për postin e kreut të Kuvendit dhe shtoi se kur të zgjidhet kjo çështje do votojnë për qeverinë ‘Kurti’.

Edhe më tutje kemi nevojë për të diskutuar. Nuk është përballuar ende ky dallim. Angazhimi dhe përballimi dhe tejkalimi i kërkesave partiake janë të domosdoshme për koalicione politike. Takimet s’janë ndërprerë asnjëherë. Takime të paralajmëruara s’ka. Në momentin që do te kemi takim do t’ju njoftojmë”, ka thënë ai. Në fund është shpehur se deri të hënën mund të arrihet marrëveshja dhe të formohet Qeveria e re.

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin.  Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koalicion mes ldk dhe vv lutfi haziri negociatat ldk-vv qeveria e re ne kosove koalicion mes ldk dhe vv lutfi haziri negociatat ldk-vv qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 1 Shkurt 2020, 12:27

 LAS VEGAS- E  ëma e legjendës së basketbollit Kobe Bryant pas vdekjes së të birit, ka humbur të gjitha fuqitë, dhe duket që nuk po e mban dot veten nga e gjith...