Bota

Mjekët britanikë veprojnë në kohë rekord, futen me urgjencë në hotelin ku ishin akomoduar turistët e ardhur nga Kina

1 Shkurt 2020, 12:04 Nga DOSJA
Mjekët britanikë veprojnë në kohë rekord, futen me

BRITANI E MADHE- Frika për Koronavirusin ka kapur të gjithë shtetet nëpër botë dhe kjo është parë sëfundmi përmes një video të bërë virale, se ç’ka ndodhur në një hotel në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për një grup me turistë kinezë të  cilët janë akomoduar në një hotel në York të Anglisë, por mjekët nuk i kanë lënë rehat pasi kanë dashur që koronavirusi  të mos përhapet më  gjerë. Ata janë futur në  ambientet e hotelit me masa ekstreme sigurie, njësoj si një skenë horrori nëpër  filma.

Çdo vend kryesisht në Botë si, SHBA-ja, Rusia  dhe Italia kanë anuluar çdo fluturim drejt Kinës dhe anasjelltas për të shmangur sa më shumë marrjen e virusit.

Mjekët e Britanisë së Madhe janë në kërkim të 400 personave të cilët kanë udhëtuar nga Kina drejt vendit  të tyre, pasi ato mund të bëhen burim i përhapjes së virusit tek popullsia.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 259 njerëzve, ndërsa mbi 12 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe koronavirusi në kinë thellohet bilanci 259 viktima ne kine britani e madhe koronavirusi në kinë thellohet bilanci 259 viktima ne kine

Sondazh

Poll