Britania zyrtarisht jashtë BE-së, Emanuel Macron: Brexit është një këmbanë alarmi për Evropën
1 Shkurt 2020, 13:09Nga DOSJA
FRANCË– Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale për daljen e Britanisë nga BE-ja. Ai ka shkruar një mesazh para se Britania të dilte zyrtarisht nga BE-ja, ku shprehej se tashmë nuk do të ketë ndryshime në lidhjet mes kombeve, duke paralajmëruar se nuk do të jenë të njëjtat marrëdhënie.
“Qytetarët britanikë vendosën që të largohen nga Bashkimi Evropian. Kjo do të thotë se nuk kanë më të njëjtat të drejta. Kjo është një sinjal alarmi i cili duhet të bjerë në secilin prej vendeve tona, të dëgjohet nga e gjithë Evropa dhe të na bëjë të mendojmë. Brexit ndodhi sepse ne shpesh e kemi bërë Evropën një shëlbim për problemet tona, sepse gjithashtu ne nuk kemi ndryshuar sa duhet Evropën tonë. Më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për Evropën, përballë Kinës ose Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur interesat tona”, ka thënë Macron.
Ndër të tjera Macron ka shtuar se 27 vendet e mbetura të BE-së duhet ta bëjnë Evropën “më sovrane, më demokratike, më afër bashkëqytetarëve dhe për këtë arsye edhe më të thjeshtë në jetën e saj të përditshme dhe se duhet patur sukses për një projekt më të qartë evropian”.
Kujtojmë që pas votimit të eurodeputetëve dhe konfirmimit të Presidentes së PE-së për Brexit-in, Britania ka dalë zyrtarisht 31 janarin e 2020 nga Bashkimi Europian.
AMERIKË– Shqiptari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka mahnitur çdo kënd me gjestin human që ai ka bërë për vendin e tij.Bëhet fjalë për emigranti...
Bota 1 Shkurt 2020, 12:27
LAS VEGAS- E ëma e legjendës së basketbollit Kobe Bryant pas vdekjes së të birit, ka humbur të gjitha fuqitë, dhe duket që nuk po e mban dot veten nga e gjith...
BRITANI E MADHE- Frika për Koronavirusin ka kapur të gjithë shtetet nëpër botë dhe kjo është parë sëfundmi përmes një video të bërë virale, se ç’ka ndodh...
KOSOVË– Artistët shqiptarë kanë fituar shumë famë në skenat botërore, dhe kanë marrë çmime të rëndësishme përsa i përket muzikës, duke e bërë krenar...
KINË– Kompania e telefonave Apple po ndërmerr një hap drastik duke mbyllur të gjitha zyrat dhe dyqanet në Kinë deri në 9 shkurt. Mësohet se vendimi është m...
KINË– Organizata Botërore e Shëndetit në bazë të numrit të lartë të viktimave në Kinë si shkak i Koronavirusit ka bërë thirrje për mbrojtje nga ky virus vd...
Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH reagoi pas përhapjes së shpejtë të virusit “Corona” me shpalljen e gjendjes së jashtëzakoshme ndërkombëtare. Me këtë mu...
BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar është gdhirë sot jashtë Bashkimit Europian. Mbëmjen e djeshme në orën 11:00, vendi mbretëror u largua zyrtarisht nga Bashk...
SHBA– Coronavirusi që ka prekur mijëra njerëz në botë, dhe të paktën pesë njerëz në SHBA teksa është duke frymëzuar vendet që të mbyllin kufijtë e tyre dhe amer...