Bota

S’është shqiptar por flet e këndon shqip, reperi afrikan arrin sukses në skenën kosovare (VD)

1 Shkurt 2020, 11:21 Nga DOSJA
S’është shqiptar por flet e këndon shqip, reperi afrikan

KOSOVË– Artistët shqiptarë kanë fituar shumë famë në skenat botërore, dhe kanë marrë çmime të rëndësishme përsa i përket muzikës, duke e bërë krenare Shqipërinë.

Por përveç kësaj paska edhe artistë të huaj që kanë ndërtuar karrierën e tyre në skenën shqiptare, konkretisht në Kosovë.

Bëhet fjalë për një reper me origjinë afrikane, i njojhur me emrin artistik “Cliqme”. Ka qenë televizioni publik në Zvicër, SRF, që përmes programit “Reporter” ka publikuar dokumentarin e artistit afrikan që ka arritur sukses në Kosovë.

Në këtë dokumentar flitet në detaje për jetën dhe karrierën e Cliqme, i cili është bërë pjesë e tregut muzikor në Kosovë përmes ndihmës së miqve të tij me origjinë shqiptare.
Ndër të tjera vihet re se gazetari që ka bërë dokumentarin për artistin e huaj në Kosovë ka arritur të marrë edhe mendimet e këngëtarëve shqiptarë në Kosovë. Këta të fundit flasin me shumë kënaqësi për kolegun e tyre afrikan, që di të këndojë dhe flasë shqip.

Afrikani duket se është bërë tamam shqiptar sikur të kishte gjak shqiptari, pasi ka treguar që shprehjet e shumë përdorura të shqiptarëve dhe flamurin kuqezi ai nuk i ndan nga vetja.

Një djalë 2 metra i gjatë, i lindur në Kongo dhe i rritur në Ëittigkofen, sot është një afrikan që bën muzikë shqip.

Përveç këngëtarit në programin zvicerian janë prezantuar edhe dy prindërit e tij. Mësohet që i ati i ishte instruktor autoshkolle, por është larguar herët nga Kongoja dhe ka punuar e jetuar prej vitesh në Zvicër.

Artisti 29-vjeçar, Bernasi gjithashtu është një talent edhe në gjuhët e huaja, prandaj mesa duket nuk e paska pasur të vështirë të mësojë dhe shqipen.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora cliqme cliqme

Sondazh

Poll