Bota

Koronavirus po shkakton shumë viktima dhe të infektuar, Apple merr vendimin drastik, mbyll të gjithë rrjetin e dyqaneve në

1 Shkurt 2020, 10:02 Nga DOSJA
Koronavirus po shkakton shumë viktima dhe të infektuar, Apple merr

KINË– Kompania e telefonave Apple po ndërmerr një hap drastik duke mbyllur të gjitha zyrat dhe dyqanet në Kinë deri në 9 shkurt. Mësohet se vendimi është marrë si pasojë e përhapjes së coronavirusit, i  cili ka prekur më së shumti zonën e Hubeit.

Akoma nuk është bërë e ditur nëse do të mbyllen apo jo edhe fabrikat kineze të Apple të drejtuara nga Foxconn, gjë që do të sillte një valë pushimesh nga puna.

Ndërsa të pyetur nga The Verge përfaqësues të Apple dhe Foxconn janë shprehur se do vazhdojnë të funksionojnë ende me pushime dhe se kjo masë duket se nuk ka sjellë ndonjë ndikim në prodhim.

Apple ka njoftuar dhe se dyqanet e tij do mbeten të hapura në internet, ndërsa lajmi për mbylljen është dhënë përmes një statusi në rrjetin social Twitter nga drejtuesi i saj Mark Gurman.

Deri në këto momente janë regjistruar 259 viktima dhe janë infektuar mbi 12 mijë persona nga koronavirusi, kjo ka sjellë një sërë masash të rrepta sigurie nga shumë vende, ndërsa është shpallur një emergjencë globale e shëndetit publik.

(D.K/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota apple apple mbyll dyqanet në kinë kine koronavirusi apple apple mbyll dyqanet në kinë kine koronavirusi

Sondazh

Poll