Bota

Alarmi për virusin vdekjeprurës, OBSH: Koronavirusi mund të ketë shpërthime lokale

1 Shkurt 2020, 09:48 Nga DOSJA
Alarmi për virusin vdekjeprurës, OBSH: Koronavirusi mund të

KINË– Organizata Botërore e Shëndetit në bazë të numrit të lartë të viktimave në Kinë si shkak i Koronavirusit ka bërë thirrje për mbrojtje nga ky virus vdekjeprurës sepse me shumë gjasa mund të ketë shpërthime  lokale.

Sipas mediave të  huaja numri i viktimave ka arritur në 259 dhe rreth  12 mijë të tjerë janë infektuar nga ky virus. Ndërkohë nga ky bilanc i thelllë lihet të dyshohet se shpërthimi  është më i madh sesa ai i virusit SARS gjatë viteve 2002-2003 në Kinë

“Shtetet duhet të përgatiten përimportimin e mundshëm, në mënyrë që të identifikojnë rastet sa më herët që është e mundur që të jenë të gatshme të kontrollojnë shpërthimet e virusit, nëse kjo ndodh.”- ka deklaruar  përfaqësuesi i OBSH-së, Gauden Galea.

Koronavirusi vdekjeprurës ka arritur shifra alarmante në Kinë, duke u marrë jetën 259 njerëzve, ndërsa mbi 12 mijë të tjerë janë prekur nga ky virus. Ndërkohë dje OBSH ka shpallur emergjencë botërore. Autoritetet kineze deklarojnë se kanë marrë masat e duhura pasi tashmë ato po kurojnë në spitalin me 1000 shtretër të ndërtuar brenda 48 orëve të gjithë pacientët e infektuar. Sipas shkencëtarëve mendohet që burimi i virusit të jenë kafshët e egra të shitura në mënyrë të paligjshme në një treg të hapur, por ekziston edhe versioni që virusi është krijuar në një laborator ushtarak. Ndërkohë jo vetëm Kina por edhe Australia po punon për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë thellohet bilanci 259 viktima ne kine virusi ne kine koronavirusi në kinë thellohet bilanci 259 viktima ne kine virusi ne kine

Sondazh

Poll