Bota

BREXIT/ Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht jashtë BE-së, kryeministri: S’është fundi, por një fillim i ri. Protesta nga ‘

1 Shkurt 2020, 07:03 Nga DOSJA
BREXIT/ Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht jashtë BE-së,

BRITANI E MADHE- Mbretëria e Bashkuar është gdhirë sot jashtë Bashkimit Europian. Mbëmjen e djeshme në orën 11:00, vendi mbretëror u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian pas 47 vitesh anëtare, dhe më shumë se 3 vite pasi votoi referendumin për të dalë.

Momenti historik u shënua me festime nga ata që kishin votuar për daljen dhe me protesta nga ata që ishin kundër.

Kryeministri i vendit, Boris Johnson, në një mesazh në rrjetet e tij sociale pak çaste pas Brexit, u zotua se do ta çonte vendin para edhe pa ndihmën e vendeve të tjera.

“Për shumë njerëz ky është një moment i mrekullueshëm shprese, një moment që ata se mendonin se do të vinte kurrë. Dhe ka shumë natyrisht që ndiejnë një ndjenjë ankthi dhe humbjeje. Dhe, natyrisht, ekziston një grup i tretë – mbase më i madhi – i cili kishte filluar të shqetësohej se i gjithë grindja politike nuk do të merrte fund kurrë. Unë i kuptoj të gjitha ato ndjenja dhe puna jonë pasi qeveria – puna ime – është ta mbledh këtë vend tani dhe ta çoj përpara. Gjëja më e rëndësishme për të thënë sonte është se ky nuk është një fund por një fillim i ri ,”-shkruan Johnson.

Qindra njerëz u mblodhën në Sheshin e Parlamentit për të festuar Brexitin, duke kënduar këngë patriotike dhe duke dëgjuar fjalime nga fanatikët. Ndërsa skeptikët, organizuan një marshim në Whitehall për të ofruar një “lamtumirë të dashur” BE-së.

Mbretëria e Bashkuar fillimisht kërkoi të dilte nga BE në 29 mars të 2019, megjithatë, data u shty disa herë pasi deputetët britanikë nuk ranë dakord për kushtet e largimit. Theresa May, ish-kryeministrja britanike, duhej të jepte dorëheqjen përballë këtij bllokimi të pathyeshëm, ndërsa pasardhësi i saj Boris Johnson arriti të fitojë përkrahjen e zyrtarëve të tjerë. Për ta arritur këtë, ai çoi vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare në dhjetor dhe siguroi një shumicë të thellë votash e cila praktikisht i dha të gjitha mundësitë për hapat e tjerë të Brexit-it.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson brexit mbreteria e bashkuar boris johnson brexit mbreteria e bashkuar

Sondazh

Poll

Bota 31 Janar 2020, 07:24

KINË– Autoritetet kineze kanë raportuar se vetëm brenda natës së djeshme kanë humbur jetën 40 persona në të gjithë Hubein, provinca në qendër të Whanit ku ...