22 Gusht 2025, 18:59
Nga r.l
foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 21-vjeçarit, Marko Bega në rrugën “Mihal Popi” në Tiranë. Tre autorët e ngjarjes, Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj, të vënë tashmë në pranga, i kanë shkuar 21-vjeçarit te shtëpia dhe e kanë goditur me shishe në kokë.
Sipas raportimeve, nga goditjet e shumta, përveç dëmtimeve të rënda të riut i është prerë një pjesë e veshit. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të rinjve për motive të dobëta.
Bega ndodhet në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore. Ndërkohë të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
"Tiranë/ Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.", thuhej në njoftimin e policisë.
marko bega plagosje ne tirane
Aktualitet
22 Gusht 2025, 17:03
r.ll
cifti nakoleci
TIRANË- Jetnor Lumani, daja i Pandeli Nakolecit ka folur lidhur me krimin e rëndë që ka kryer nipi i tij ditën...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 16:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në njofti...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 16:38
r.ll
protesta
VLORË- Një protestë është zhvillur ditën e sotme në Vlorë nga banorët e lagjes "1 Maji" pas aksionit ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 16:10
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompa...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:55
arjola hysa
TIRANË- Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:46
belinda balluku
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë ditën e sotmë me dije pë...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:34
r.ll
foto nga vendngjarja
FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:11
r.ll
van damme
SHBA- Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçari...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:56
N.F
Foto
TIRANË- Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:49
E. D
Xhesion Toromenin
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Xhesion Toromenin, i cili akuzohet se vrau me thik...