22 Gusht 2025, 16:50
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në njoftimin e mëposhtëm thuhet se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat 9 janë shuar, 2 janë aktive dhe 2 janë në monitorim.
Aktualisht vatrat aktive janë në Pezë Helmës dhe Ibë në Tiranë; në Parkun Natyror Gërmenj në Leskovik dhe në fshatin Dërmish në bashkinë Finiq. Te kjo e fundit në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve.
Bëhet me dije se aktualisht nuk ka rrezik për banesat nga zjarri.
NJOFTIMI I PLOTË:
Situata e zjarreve në vend
Forcat zjarrfikëse, me ndihmën edhe të Forcave të Armatosura po vijojnë ndërhyrjet në disa zona të vendit për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në Finiq të Vlorës, dy helikopterë të FA janë duke kryer operacione intensive nga ajri, duke mbështetur forcat tokësore në shuarjen e flakëve.
Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 13 vatra zjarri, nga të cilat:
- 9 vatra janë shuar,
- 2 vatra janë aktive,
- 2 vatra janë në monitorim.
Aktualisht aktive mbeten vatrat në:
* Pezë Helmës, njësia Pezë, Tiranë: Vatra e zjarrit po mbahet në mbikëqyrje deri në fikjen përfundimtare. Sot janë shfaqur disa vatra të vogla brenda perimetrit të djegur.
* Ibë, njësia Bërzhitë, Tiranë: Është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe me shkurre dhe mare, pranë zonës ku një vatër u shua një ditë më parë. Terreni është i paarritshëm për mjetet zjarrfikëse. Në ndërhyrje kanë marrë pjesë 12 forca zjarrfikëse me pajisje individuale dhe 4 forca të APR.
* Parku Natyror Gërmenj, njësia Leskovik: Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me angazhimin e 3 mjeteve dhe 14 efektivëve zjarrfikës të MZSH Kolonjë, si dhe 6 forcave policore.
* Fshati Dërmish, njësia Finiq, Vlorë: Vijon puna për shuarjen e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre. Në terren po veprojnë 5 automjete zjarrfikëse me 20 efektivë të MZSH Finiq, 20 forca vullnetare dhe dy helikopterë të Forcave të Armatosura, të cilët po kryejnë operacione nga ajri për shuarjen e flakëve. Momentalisht nuk ka rrezik për banesa.
zjarret ne vend ministria e mbrojtjes
Aktualitet
22 Gusht 2025, 16:38
r.ll
protesta
VLORË- Një protestë është zhvillur ditën e sotme në Vlorë nga banorët e lagjes "1 Maji" pas aksionit ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 16:10
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompa...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:55
arjola hysa
TIRANË- Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:46
belinda balluku
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë ditën e sotmë me dije pë...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:34
r.ll
foto nga vendngjarja
FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:11
r.ll
van damme
SHBA- Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçari...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:56
N.F
Foto
TIRANË- Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:49
E. D
Xhesion Toromenin
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Xhesion Toromenin, i cili akuzohet se vrau me thik...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:04
E. D
Ramadan Zoto,
VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksionin, ku u vu në pranga Ramadan Zoto, i cili ishte shpallur në...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:03
N.F
Marjola dhe Pandeli Nakoleci
GREQI- Disa orë pas krimit makabër të regjistruar në Volos është identifkuar autori dhe viktima....