Aktualitet

Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në Finiq, zjarrfikësit dhe një helikopter në vendngjarje

Era e fortë në zonë ka favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve. 

22 Gusht 2025, 15:34 Nga r.ll
Aktivizohet një vatër zjarri në zonën malore mes fshatrave
foto nga vendngjarja

FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në bashkinë Finiq. Sipas informacionve, era e fortë në zonë ka favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve. 

Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve ndodhen forca zjarrfikëse. Gjithashtu po operohet edhe nga ajri me një helikopter për vënien nën kontroll të situatës.

zjarr ne finiq

Sondazh

Poll