22 Gusht 2025, 17:03
Nga r.ll
cifti nakoleci
TIRANË- Jetnor Lumani, daja i Pandeli Nakolecit ka folur lidhur me krimin e rëndë që ka kryer nipi i tij ditën e sotme në Volos të Greqisë dhe i ka bërë thirrje atij të dorëzohet në polici.
Në deklaratën për mediat, daja i 40-vjeçarit që vrau gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakolecin, është shprehur se ngjarjen e kanë marrë vesh nga televizori. Ai ka treguar më tej se 40-vjeçari ka patur probleme të shëndetit mendor dhe ishte me kartelë.
“Të dorëzohet, atë e bëri si të tërë, e bëri për mirë a për keq ai aq kuptovi aq bëri. Ne e morëm vesh nga televizori dhe u detyruam që erdhëm tek motra jonë. Ne nuk dimë asnjë gjë, nipi përderisa e bëri këtë gjë e bëri me vetdije nuk e bëri pa vetdije. Kanë patur apo jo probleme nuk e di. Nëse nipi më sheh unë i them që të dorëzohet, të tregoj për çfarë arsye e bëri duke mos ulur kështu as kokën e fëmijëve. Po është e vërtet ka patur probleme të shëndetit mendor se këtu ne Shqipëri njihet që ka marrë kemp, ka qenë i kartelizuar”, është shprehur ai.
Vrasja e shqiptares në Volos
Një 40-vjeçar shqiptar raportohet se ka vrarë gruan e tij 36-vjeçare, Marjola Nakoleci. Pas ngjarjes së rendë autori, Pandeli Nakoleci është arratisur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta. Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin. Më pas, burri dyshohet se vrau gruan e tij gjithashtu shqiptare me një objekt të mprehtë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve. Fëmija mësohet se ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë. Mediat greke kanë raportuar se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga dyshohet se është shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja në një dritare xhami. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket dera kryesore e thyer e pallatit ndërsa ka dyshime se xhamat mund të kenë jenë ngulur në trup duke i shkaktuar vdekjen shqiptares.
Autori raportohet se është tullac, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe një bluzë të bardhë, me një tatuazh në krahun e djathtë. Dyshohet se 40-vjeçari është larguar në këmbë, ndërsa vijon puna për kapjen e tij. Katër fëmijët e mitur të çiftit ishin gjithashtu në apartament dhe u larguan nga policia. Aktualisht, sipas informacioneve paraprake nuk ka histori të dhunës në familje. 40-vjeçari ishte përdorues droge dhe dyshohet se tentoi vetëvrasje qershorin e kaluar. Një nga vajzat ka folur shkurtimisht për mediat ku u shpreh se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pasi 40-vjeçari rrëmbeu një thikë e goditi gruan në qafë dhe shpinë. 16-vjeçarja zbuloi se 40-vjeçari ishte xheloz për nënën e saj dhe për një kohë ajo e kishte larguar nga shtëpia.
jetnor lumani vrasje ne volos
Aktualitet
22 Gusht 2025, 16:50
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën e zjarreve në vend. Në njofti...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 16:38
r.ll
protesta
VLORË- Një protestë është zhvillur ditën e sotme në Vlorë nga banorët e lagjes "1 Maji" pas aksionit ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 16:10
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni i Prokurimeve Publike është përballur me një situatë të paprecedentë, teksa kompa...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:55
arjola hysa
TIRANË- Në qershor të vitit 2022, SPAK goditi Pashk Rrapin, i njohur në botën e krimit edhe me emrat Pashuk Gjini dhe ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:46
belinda balluku
TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë ditën e sotmë me dije pë...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:34
r.ll
foto nga vendngjarja
FINIQ- Një vatër zjarri është aktivizuar në zonën malore mes fshatrave Dërmish dhe Rumanxa në ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 15:11
r.ll
van damme
SHBA- Aktori i njohur në gjithë botën Jean Claude Van Damme i ka shprehur ngushëllime familjes së 61-vjeçari...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:56
N.F
Foto
TIRANË- Turizmi po shfaq tendenca të reja përgjatë këtij viti. Në total, ritmet e hyrjes së shtetasve të huaj ...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:49
E. D
Xhesion Toromenin
FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Xhesion Toromenin, i cili akuzohet se vrau me thik...
Aktualitet
22 Gusht 2025, 14:04
E. D
Ramadan Zoto,
VLORË- Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me aksionin, ku u vu në pranga Ramadan Zoto, i cili ishte shpallur në...