Aktualitet

Prishja e banesave në lagjen 1 maji në Vlorë, banorët në protestë/ Qytetarja: Na nxorrën në rrugë, isha te kryebashkiaku dhe më tha dil jashtë...

Banorët kanë dalë kundër prishjes së banesave dhe janë shprehur se janë të gjitha me leje.

22 Gusht 2025, 16:38 Nga r.ll
Prishja e banesave në lagjen 1 maji në Vlorë, banorët
protesta

VLORË- Një protestë është zhvillur ditën e sotme në Vlorë nga banorët e lagjes "1 Maji" pas aksionit për prishjen e banesave të tyre. 

Banorët kanë dalë kundër prishjes së banesave dhe janë shprehur se janë të gjitha me leje. Një qytetare është shprehur se janë nxjerrë njerëzit në rrugë dhe më pas janë prishur shtëpitë. Sipas saj, qëllimi i vërtetë i prishjes së banesave është ndërtimi i një pallati.

Ajo ka treguar se ka shkuar te kryebashkiaku i Vlorës por ai nuk e ka dëgjuar dhe i ka thënë të dalë jashtë. Gjithashtu thotë se nuk ju ka premtuar asnjë dëmshpërblim për prishjen e shtëpive.

"Kryetari nuk na premtoi asgjë. Na tha dil përjashta. Nuk do pranojmë të dalim nga shtëpia. Do digjem unë dhe do digjet shtëpia. Nuk do ja lë shtetit.", është shprehur ajo. 

proteste ne vlore lagjia 1 maji

Sondazh

Poll