Aktualitet

Vrau 32-vjeçarin për një kanal vaditës në Divjakë/ Gjykata e Fierit lë në burg Xhesion Toromeni

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij.

22 Gusht 2025, 14:49 Nga E. D
Vrau 32-vjeçarin për një kanal vaditës në
Xhesion Toromenin

FIER- Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Xhesion Toromenin, i cili akuzohet se vrau me thike për një kanal vaditës Besmir Kumrien. Ngjarja e rëndë u shënua pas një konflikti që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë.

Viktima, 32-vjeçari Besmir Kumria, u godit me thikë dy herë dhe fillimisht mbeti i plagosur rëndë, teksa ndodhej në shoqërinë e miqve të tij. Pavarësisht përpjekjeve të dëshmitarëve për ta ndihmuar, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 19 gushtit në një lokal në fshatin Kryekuq të Divjakës, ku 32-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij. Autori është afruar dhe ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar vdekjen. Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi familjet e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme për një kanal vaditës në fshat.

Pas vrasjes, autori u largua, por u kap pas disa orësh ndjekjeje nga shërbimet operacionale të Fierit. Pas ngjarjes policia ka shoqëruar të gjithë të pranishmit në lokal në lidhje me vrasjen e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Kryekuq të Divjakës.

xhesion toromeni

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2025, 12:57

“Air Albania” përtej fluturimeve

Foto TIRANË- Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania” po konsolidohet dhe po kr...