Aktualitet

Aksident në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”/ Humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga, 30-vjeçari përfundon te Trauma

Mësohet se një 30-vjeçar duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

22 Gusht 2025, 10:32 Nga E. D
Aksident në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”/ Humbi
foo ilustruese

KORÇË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Dvoran. Mësohet se një 30-vjeçar duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Dvoran, shtetasi E. D., rreth 30 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, për mjekim të specializuar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident në aksin rrugor “korçë-ersekë\"

Sondazh

Poll