Aktualitet

Kanosi me armën e shërbimit një të afërm pas një sherri, arrestohet punonjësi i Gardës (EMRI)

Kansoja ka ndodhur pas një sherri të regjististruar prënë banesës së tij. I arrestuari është identifikuar si Enis Keta.

22 Gusht 2025, 10:21 Nga N.F
Kanosi me armën e shërbimit një të afërm pas një
Foto ilustruese

TIRANË- Një punonjës i Garës është vënë në pranga. Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi dyshohet se me armën e shërbimit ka kanosur një të afërm të tij.

Kansoja ka ndodhur pas një sherri të regjististruar prënë banesës së tij. I arrestuari është identifikuar si Enis Keta. Ai akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor E. K., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Arrestimi i tij u krye, pasi gjatë një konflikti të çastit të ndodhur pranë banesës së tij, për motive të dobëta, ka kanosur me armën e shërbimit, shtetasin I.K, me të cilin ka edhe lidhje gjaku të afërta. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

kanosje me arme punonjes i gardes

Sondazh

Poll