Aktualitet

Ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin, flakët dogjën tokën me ullinj, arrestohet 43-vjeçari në Selenicë (EMRI)

Si pasojë e flakëve mësohet se është djegur një sipërfaqe e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të personit që u konfliktua me të arrestuarin. 

22 Gusht 2025, 08:52 Nga N.F
Ndezi zjarr pas një konflikti me bashkëfshatarin, flakët
Foto

SELENICË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Selenicë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 43-vjeçari ka ndezur një zjarr pas një konflikti me një bashkëfshatar të tij. Zjarri u ndez në fshatin Drashovicë.

Si pasojë e flakëve mësohet se është djegur një sipërfaqe e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të personit që u konfliktua me të arrestuarin. 43-vjeçari është identifikuar si Elvis Bylyshi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Vlorë për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë;

Si rezultat i veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë bënë ndalimin me iniciativë dhe referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasin:

E. B., 43 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Selenicë. Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas, më datë 21.08.2025, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Fshati i Vjetër”, Drashovicë, ka ndezur zjarr në mënyrë të qëllimshme, pas një konflikti me bashkëfshatarin e tij, shtetasin F. N. Si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me ullinj dhe janë rrezikuar të digjen bagëtitë e imta të shtetasit F. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.

zjarr ne selenice

Sondazh

Poll