Aktualitet

I dënuar për vjedhje me 9 vite burg në Itali, arrestohet në Bulqizë 22-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

I riu i identifikuar me inicialet K.H rezulton i dënuar me 9 vite dhe 3 muaj burg për vjedhje.

22 Gusht 2025, 09:17 Nga N.F
I dënuar për vjedhje me 9 vite burg në Itali, arrestohet në
Foto ilustruese

BULQIZË- Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Bulqizë. Arrestimi i të riut ka ardhur pasi ai ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. I riu i identifikuar me inicialet K.H rezulton i dënuar me 9 vite dhe 3 muaj burg për vjedhje.

Sipas policisë i riu është nëduar në prill të këtij viti. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të të riut në vendin fqinj.

Njoftimi i plotë:

Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The ëanted”. I dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane, për vjedhje, kapet në Bulqizë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 22-vjeçari. Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The ëanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi K. H., 22 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi.

arrestim ne bulqize

Sondazh

Poll