Aktualitet

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Fushë- Arrëz, u shkrumbuan dhjetëra hektarë pyje

Reshjet kanë ndihmuar në fikjen e flakëve në zonat e Lumit të Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku prej ditësh zjarret kishin krijuar probleme serioze për mjedisin dhe komunitetin lokal.

22 Gusht 2025, 08:59 Nga E. D
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Fushë- Arrëz, u
foo ilustruese

FUSHË-ARRËZ- Disa vatrja zjarri në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz janë shuar plotësisht gjatë natës nga rrebeshi i shiut. Reshjet kanë ndihmuar në fikjen e flakëve në zonat e Lumit të Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut, ku prej ditësh zjarret kishin krijuar probleme serioze për mjedisin dhe komunitetin lokal.

Pavarsisht se vatrat janë shuar plotësisht, dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme. Vetëm në zonën pyjore Sakat – Laku i Hithit, janë djegur 60 hektarë me pyje, ndërsa rreth 130 hektarë të tjerë janë prekur nga flakët. Edhe në zonën e Kryeziut, zjarri ka shkrumbuar rreth 7 hektarë pyje me pisha, duke dëmtuar ndjeshëm florën dhe faunën vendore.

Ndërkohë, situata është përmirësuar edhe në qarkun e Vlorës, ku mbrëmjen e kaluar u raportua për përkeqësim të ndjeshëm të zjarreve. Vatrat janë shuar plotësisht në fshatin Vajzë dhe në Drashovicë të bashkisë Selenicë. Aktualisht, një vatër e vogël mbetet aktive në fshatin Mavrov, por autoritetet raportojnë se ajo është drejt shuarjes.

zjarret ne fusharrez

Sondazh

Poll