Aktualitet

Stuhi shiu dhe ere në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse

Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme.

22 Gusht 2025, 09:07 Nga E. D
Stuhi shiu dhe ere në Kukës, rrëshqitje dherash në disa akse
foo ilustruese

KUKËS- Erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu kanë përfshirë mëngjesin e sotëm qytetin e Kukësit.  Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme. Bëhet me dije se shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por të gjithë zonën veriore të vendit.

Si pasojë e reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze. Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga.

moti i keq ne kukes

Sondazh

Poll