Aktualitet

ILD përmbush 59 "detyrimet" e Ministrisë së Financave: Efektiv sistemi i kontrollit të brendshëm! Janë zbuluar shumë pak dobësi

Mësohet se gjatë këtyre kontroleve ekipi i Ministrisë së Financave monitoroi proceset e punës në ILD, duke analizuar dhe vlerësuar gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

21 Gusht 2025, 10:48 Nga N.F
ILD përmbush 59 "detyrimet" e Ministrisë së Financave:
Foto

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka bërë me dije se zyrat e saj janë kontrolluar nga Drejtoria e Harmonizimit të Menaxhimit Financiar, Kontrollit dhe Kontabilitetit e Ministrisë së Financave. Sipas njoftimit këto kontrolle janë zhvilluar gjatë javës së parë të qershorit.

Mësohet se gjatë këtyre kontroleve ekipi i Ministrisë së Financave monitoroi proceset e punës në ILD, duke analizuar dhe vlerësuar gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Gjithashtu u verifikua mjedisi i kontrollit, menaxhimi i riskut, aktivitetet e kontrollit, që synojnë reduktimin e risqeve, informacioni e komunikimi, si dhe monitorimi, pra tërësia e proceseve të rishikimit të aktivitetit të institucionit, duke u ekzaminuar baza dokumentare për secilën rubrikë të listës së kontrolleve.

Raporti i Drejtorisë së Kontrollit Financiar të Ministrisë së Financave pas monitorimit dhe analizimit të krye ka dhën vlerësimin maksimal, bazuar në përgjigjet e 59 pyetjeve për ILD-në. Ata janë shprehur se sistemi i kontrollit të brendshëm në institucionin e ILD vlerësohet efektiv, me 59 pika të plotësuara nga lista e kontrollit të shoqëruar me dokumentacion justifikues.

Raporti vëren se sipas Metodologjisë për Vlerësimin e Cilësisë së Sistemit të Kontrollit të Brendshëm në Njësitë e Qeverisjes së Përgjithshme “Sistemi i Kontrollit të Brendshëm konsiderohet efektiv, nëse nuk janë zbuluar asnjë ose janë zbuluar shumë pak dobësi dhe mangësi të zbatimit të sistemit të kontrollit të brendshëm.”

ild

Sondazh

Poll