Aktualitet

Tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara, vihet në pranga administratori i farmacisë në Tiranë, procedohet shitësja

Sipas policisë janë sekuestruar medikamente me vlerë 35 mijë euro.

21 Gusht 2025, 10:08 Nga N.F

Tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara, vihet në

Medikamentet

TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga poliica në Tiranë. I arrestuari është administrator i një farmacie dhe ai akuzohet se tregtonte medikamente të kontrabanduara. Sipas policisë janë sekuestruar medikamente me vlerë 35 mijë euro.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 33-vjeçare e cila punonte shitëse në këtë farmaci. Ajo mësohet se ishte e punësuar në mënyrë të paligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Tiranë/ Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, operacioni policor i koduar “Medikamentet”. Tregtonte medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara, vihet në pranga 35-vjeçari, administratori i farmacisë. Procedohet penalisht shitësja, e punësuar në mënyrë të paligjshme.

Sekuestrohen medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Medikamentet”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua shtetasi A. H., 35 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasen A. M., 33 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në farmacinë që administronte shtetasi A. H., në bulevardin “Zogu i Parë” shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 35 000 euro. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

farmaci ne tirane medikamente te kontrabanduara

Sondazh

Poll