Aktualitet

U kap teksa tentonte të kalonte kufirin me drogë/ Trafikuesi kërcënon me armë efektivët e Kosovës, lë çantën dhe ia mbath, sekuestrohen 21 kg marijuanë

Trafikanti mbante një çantë shpine dhe tentoi të futej në Kosovë. Aty ai është përballur me efektivët të cilën i kanë kërkuar të ndalojë.

21 Gusht 2025, 10:28 Nga N.F
U kap teksa tentonte të kalonte kufirin me drogë/ Trafikuesi
Droga

KOSOVË- Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe droge teksa trafikanti i saj për ti shpëtuar arrestimit e ka hedhur në tokë dhe ia ka mbathur. Mësohet se në një çantë janë gjetur 21 kg drogë. Sipas policisë mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30 në vijën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës në pjesën e Vermicës është parë një person i dyshimtë.

Trafikanti mbante një çantë shpine dhe tentoi të futej në Kosovë. Aty ai është përballur me efektivët të cilën i kanë kërkuar të ndalojë. Ai menjëherë ka nxjerrë armën dhe ka kërcenuar efektivët. Pasi braktisi çantën ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit me datën 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur në një person të dyshuar i cili ishte duke e bartur një çantë dhe ishte i armatosur. I njëjti në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë ndaj tyre. Zyrtarët policorë kanë tentuar që ta ndalojnë të dyshuarin duke u prezantuar, mirëpo i njëjti ka hedhur çantën dhe ka arritur që të dalë në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është kontrolluar çanta ku është vërejtur sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila pas matjes nga Njësia e Antidrogës ka rezultuar rreth 21 kilogramë (marihuanë). Për veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me udhëzim të të cilit është iniciuar rasti i cili mbetet të trajtohet nga DHTN – Prizren”, njofton Policia e Kosovës.

Policia ka nisur hetime të mëtejshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa rasti është cilësuar si tentativë për trafikim të lëndëve narkotike dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë," thuhet në njoftimin e policisë.

droge ne kosove

Sondazh

Poll