Aktualitet

E goditi me dorezën e armës në kokë, shqiptari dhunon brutalisht ish-partneren, arrestohet 33-vjeçari në Greqi

Kalimtarët e gjetën shqiptaren të larë në gjak dhe e dëshmpëruar u kërkoi ndihmë. Menjëherë u dërgua në spital ku po merr ndihmë mjekësore në spital.

21 Gusht 2025, 08:58 Nga N.F
E goditi me dorezën e armës në kokë, shqiptari dhunon
Foto

GREQI- Një 33-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi ai sulmoi dhe dhunoi ish-partneren e tij po me origjinë shqiptare. Ky episod dhune është regjistruar në ishullin e Chios në Greqi. Fatkeqësisht shqiptarja ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në spital.

33-vjeçari është lënë në paraburgim dhe akuzohet për përpjekje për përdhunim dhe tentativë vrasjeje. Shqiptari mësohet se ka goditur ish-partneren me dorezën e një arme dhe pasojët në kokë kanë qënë të mëdha.

Kalimtarët e gjetën shqiptaren të larë në gjak dhe e dëshmpëruar u kërkoi ndihmë. Menjëherë u dërgua në spital ku po merr ndihmë mjekësore në spital. Ajo ka lëndim të rëndë, frakturë të hundës dhe frakturë të orbitës së syrit.

dhune ne familje arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll