Aktualitet

VIDEO/ Arbër Veliaj paraqitet në SPAK, do merret në pyetje si person në dijeni për dosjen ndaj kryebashkiakut Veliaj

Gjykata e Posaçme e Apelit më 31 korrik rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë dhe në biznesin e tij.

21 Gusht 2025, 09:24 Nga N.F
VIDEO/ Arbër Veliaj paraqitet në SPAK, do merret në pyetje si
Arbër Veliaj

TIRANË- Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arber Veliaj është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK-ut. Veliaj është parë teksa futet në ambietet e SPAK ndërsa mësohet se do të merret në pyetje nga prokurorët si person që ka dijeni për hetimet që po zhvillohen në dosjen ndaj vëllait të tij Erion Veliaj. 

Gjykata e Posaçme e Apelit më 31 korrik rrëzoi ankimimin e Arbër Veliajt i cili kundërshtonte kontrollet e SPAK që u kryen në dhjetor të 2024 në shtëpitë dhe në biznesin e tij. Më 14 maj, Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim në Apel ankimin e Arbër Veliajt, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH si dhe të kontrolleve të ushtruara nga agjentët në banesën e tij dhjetorin e 2024. Vendimi asokohe u dha nga treshja e gjyqtarëve Albana Boksi, Medi Bici dhe Sokol Binaj.

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur zyrtarisht kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxën.  Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

arber veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll