Aktualitet

Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: U paraqit në komisariat, ishte larguar me dëshirën e tij!

Sipas njoftimit të policisë Shima është paraqitur rreth orës 02:00 në komisaritat.

21 Gusht 2025, 08:44 Nga N.F
Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia: U paraqit në
Foto

TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me zhdukjen e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima. Pas raportimeve se ai është rikthyer të familja, policia ka konfirmuar se ai është larguar me dëshirën e tij.

Sipas njoftimit të policisë Shima është paraqitur rreth orës 02:00 në komisaritat. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Shima ka deklaruar se ai ka qenë në jug pas një konflikti me të dashurën.

Por ai nuk ka dhënë sqarime lidhur me mesazhin që i ka dërguar nënës së tij që po e arrestojë. Nga ky mesazh dhe nga humbja e kontakteve situata u alarmua ndërsa nisën hetimet për rrëmbimi dhe inskenim i zhdukjes.

"Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

daniel shima policia

Sondazh

Poll