Aktualitet

U kapën në flagrancë duke vjedhur karburant dhe pajisje në një firme ndërtimi, arrestohen dy persona në Lushnje

Sipas policisë ata u kapën në lagjen “18 Tetori” duke vjedhur karburant dhe pajisje në firmën e ndërtimit.

20 Gusht 2025, 13:09 Nga N.F
U kapën në flagrancë duke vjedhur karburant dhe pajisje në
Foto ilustruese

LUSHNJE- Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Lushnje. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi patrulla e policisë kapi në flagrancë dy vëllezër të cilët po tentonin të vidhnin një firmë ndërtimi.

Sipas policisë ata u kapën në lagjen “18 Tetori” duke vjedhur karburant dhe pajisje në firmën e ndërtimit. Ata janë identifikuar me incialet G.C dhe J.C përkatësisht 54 dhe 40 vjeç.

"Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vjedhjen në një firmë ndërtimi, gjatë natës. Vihen në pranga 2 vëllezër që u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientet e firmës, gjatë tentativës për vjedhje.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, mbrëmjen e djeshme, gjatë patrullimit në territor, në lagjen “18 Tetori”, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin karburant dhe pajisje, në ambientet e një firme ndërtimi.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrestuar autorët e dyshuar, shtetasit G. C., 54 vjeç dhe J. C., 40 vjeç, banues në Lushnjë (vëllezër). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme,' thuhet në njoftimin e policisë.

vjedhje ne lushnje

Sondazh

Poll