Aktualitet

Plagosi me gurë në kokë të riun, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak pas mesnate pas një sherri për motive të dobëta. Sipas policisë i arrestuari ka goditur me gur në kokë të riun i cili ka mbetur i plagosur.

20 Gusht 2025, 10:32 Nga N.F
Plagosi me gurë në kokë të riun, arrestohet
Foto

DURRËS- Një 20-vjeçar është plagosur mbrëmjen e djeshme nga një 29-vjeçar. Ngjarja mësohet se ka ndodhur pak pas mesnate pas një sherri për motive të dobëta. Sipas policisë i arrestuari ka goditur me gur në kokë të riun i cili ka mbetur i plagosur.

I arrestuari është identifikuar si Jurgen Bushi. Ai akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. I plagosuri është dërguar për mjekim në spitalin e Traumës. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi rëndë, duke goditur me gur ne koke, një 20-vjeçar, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta, Policia identifikon dhe arreston autorin e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin J. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, pas mesnate, në lagjen nr.15, Durrës, ka goditur me gur, në kokë, shtetasin H. K., 20 vjeç, banues në Durrës, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

palgosje ne durres jurgen bushi

Sondazh

Poll