Aktualitet

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, vijojnë kërkimet për gjetjen e thikës së përdorur në krimin e rëndë (VIDEO)

Policia po përdor edhe pajisje të cilat ndihmojnë në gjetjen e metaleve.

20 Gusht 2025, 10:43 Nga N.F
Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, vijojnë kërkimet
Fshati ku ndodhi vrasja

DIVJAKË- Policia ende nuk e ka gjetur thikën e përdorur gjatë vrasjes së 32-vjeçari Besmir Kumria në Divjakë. Efektivët po vijojnë kërkimet pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja por deri më tani nuk është gjetur asgjë. Dyshohet se autori e ka hedhur në një kanal prandaj policia është përqëndruar duke kërkuar pranë kësaj zone. 

Policia po përdor edhe pajisje të cilat ndihmojnë në gjetjen e metaleve. Vrasja e 32-vjeçarit u regjistrua mbrëmjen e djeshme në një lokal  në fshatin Kryekuq. Kumria ndodhej në lokal kur 25-vjeçari Xhesion Toromeni shkoi dhe e goditi me thikë në sy të miqve të tij.

Kumria nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia disa orë pas krimit të rëndë. Sipas policisë hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen lidhen me debatet e vazhdueshme që kanë patur dy familjet e të rinjve për një kanal vaditës.

 

vrasja e besmir kumrise

Sondazh

Poll