Aktualitet

68-vjeçari humbi jetën gjatë punës në kantierin e ujëmbledhësit në Bulqizë, procedohet penalisht drejtuesi teknik

I proceduari mësohet se është drejtues teknik i ujësjellësit. 

20 Gusht 2025, 12:40 Nga N.F
68-vjeçari humbi jetën gjatë punës në kantierin e
Foto

BULQIZË- Një 70-vjeçar është proceduar penalisht në Bulqizë pasi një punonjës ka humbur jetën gjatë punës në kantierin e ujëmbledhësi. I proceduari mësohet se është drejtues teknik i ujësjellësit. 

Sipas policisë ditën e djeshme punëtori 68-vjeçar është plagosur në vendin e punës dhe më pas është dërguar në spital. Fatkeqësisht punëtori nuk ka arritur t'u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën në spital.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin A. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, drejtues teknik i subjektit që kryen punimet në kantierin e ndërtimit të ujëmbledhësit të kanalit të Bllacës, pasi dje, gjatë punës, është dëmtuar shtetasi A. P., 68 vjeç, banues në Tiranë, mekanik në këtë subjekt, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

vdes mekaniku ne bulqize

Sondazh

Poll