Aktualitet

Dronët zbuluan drogën e kultivuar në oborrin e banesës, arrestohet 32-vjeçari në Kurbin

Bimët u asgjësuan përmes djegies ndërsa 32-vjeçari u prangos menjëherë.

20 Gusht 2025, 12:47 Nga N.F
Dronët zbuluan drogën e kultivuar në oborrin e banesës,
Arrestimi

KURBIN- Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kurbin. Arrestimi i tij ka ardhur pasi në oborrin e banesës së tij u konstatuan të mbjellura bimë narkotike. Sipas njoftimit të policisë droga u zbulua me dron në fshatin Kodër Shullaz.

Bimët u asgjësuan përmes djegies ndërsa 32-vjeçari u prangos menjëherë. Ai është identifikuar me inicialet A.L. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve që po kryejnë në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur dhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Kodër Shullaz.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin H. L., 32 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në oborrin e banesës. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme," thuhet në njoftimin e policisë.

droge ne kurbin

Sondazh

Poll