Aktualitet

U aksidentua një ditë më parë në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari (EMRI)

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 13:30 ku një mjet përplasi motorin i cili drejtohej nga 30-vjeçari, Gazment Gropa.

20 Gusht 2025, 09:44 Nga N.F
U aksidentua një ditë më parë në aksin Fier-Patos,
Foto ilustruese

FIER- Aksidenti i regjistruar mesditën e djeshme në aksin rrugor Fier-Patos ka rezultuar fatal për shoferin e motomjetit. 30-vjeçari i cili mbeti i plagosur dje nga aksidenti mësohet se ka ndërruar jetën ditën e sotme.

Aksidenti ndodhi dje rreth orës 13:30 ku një mjet përplasi motorin i cili drejtohej nga 30-vjeçari, Gazment Gropa. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe shoferi dhe pasagjerja e mjetit. Ata ndodhen në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.

 

aksidenti ne aksin fier-patos gazment gropa

Sondazh

Poll