Aktualitet

Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, dalin pamjet nga lokali ku ndodhi ngjarja (FOTO)

25-vjeçari Xhesion Toromeni u fut brenda lokalit mbrëmjen e djeshme dhe e goditi me thikë në sy të miqve të tij viktimën. Kumria nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. 

20 Gusht 2025, 09:23 Nga N.F
Vrasja e 32-vjeçarit në Divjakë, dalin pamjet nga lokali ku
Pamje nga vendi i ngjarjes

DIVJAKË- Pamje nga lokali ku ndodhi vrasja e Besmir Kumrisë janë publikuar. Vrasja e 32-vjeçarit ndodhi në një lokal  në fshatin Kryekuq. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket lokali i mbyllur ku ndodhi vrasja e të riut.

25-vjeçari Xhesion Toromeni u fut brenda lokalit mbrëmjen e djeshme dhe e goditi me thikë në sy të miqve të tij viktimën. Kumria nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Toromeni arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia disa orë pas krimit të rëndë. Hetimet paraprake në lidhje me ngjarjen lidhen me debatet e vazhdueshme që kanë patur dy familjet e të rinjve për një kanal vaditës.

vrasja e besmir kumrise

Sondazh

Poll